Dëmtimet tek Vllaznia – Një nga problemet kryesore është mungesa e një përgatitësi atletik të mirëfilltë
Në periudhen e fundit tek Vllaznisa është krijuar një situatë e vështirë për shkak të dëmtimeve të shumta.
Aktualisht, janë më shumë se 10 lojtarë që po vuajnë nga probleme fizike, çka ka ngritur pikpyetje në opinionin sportiv lidhur me shkaqet e këtyre dëmtimeve.
Fizioterapisti i njohur, Arben Mlloja, ndan disa nga arsyet e mundshme.
Mlloja thekson se një nga problemet është mungesa e një përgatitësi atletik të mirëfilltë tek Vllaznia.
Sipas fizioterapistit Mlloja, nevojitet një angazhim më i madh nga stafi mjekësor për të parandaluar dëmtimet tek lojtarët.
Ditët e pushimit dhe minifaza përgatitore pritet të kenë ndikim pozitiv tek kuqeblutë, sa i takon rikuperimit të lojtarëve që i mungojnë Vllaznisë prej disa kohësh.