Dëmtimi i argjinaturës së Darragjatit/ Banorët kërkojnë ndërhyrje për të shmangur rrezikun e përmbytjeve
Para pak muajsh u investua në mënyrë emergjente në një pjesë të argjinaturës së Darragjatit në njësinë administrative Dajç, ndërkohë që një pjesë tjetër vijon të jetë e shembur nga uji dhe dalëngadalë po rrezikon që të shembet e gjitha. Në këtë argjinaturë janë investuar afro 200 milion lekë por në vetëm pak vite uji e ka dëmtuar në shumë pjesë.Kjo pikë është më e rëndësishmja në zonën e Nëshkodrës për të parandaluar rrezikun e përmbytjeve, pasi këtu përqëndrohet përplasja e parë dhe më e rënda e ujërave të Bunës me brigjet e Dajçit. Shpërthimi i saj në përmbytjet e vitit 2010-2011 do të pasohej me përmbytjen e gjithë kësaj zone përfshirë edhe Trushin, ku uji arriti në lartësinë mbi 2 metër.Njësia administrative Dajç është një ndër zonat më të prekura të përmbytjeve pëgjatë viteve 2010-2011, duke patur kështu frikën e herëpashershme të mundësisë së përmbytjeve.