Dëmtimi i banesave të romëve / Banorët: Apel të ndërhyjnë për riparime
713 mln lekë për 28 familje të komunitetit rom në Shkodër. Ishte ky investimi i cili u inagurua një vit më parē. Miërpo kontinierët në të cilët strehohen 28 familje të komunitetit rom kanë nisur të dëmtohen. Banorët shprehen se sa herë ka reshje shiu ato depërtojnë ujin, pavarësisht se disa punonjës të bashkisë janë munduar të riparojnë çatite e tyre. Po ashtu, mungesa e një strehëze dhe dëmtimi i shtrojës kanë depërtuar ujin edhe nga dera kryesore.
Ky komunitet kërkon nga pushteti vendor ndërhyrje në riparim të godinave si dhe shtrim të tyre me çimento. Ndonëse kanë vetëm 1 vit që janë inaguruar, kontinierët kanë nisur të shkatërrohen. Pak nga amortizimi i tyre pasi qëndruan për 2 vite bosh, e pak nga mungesa e mirëmbajtjes banesat janë në këtë gjendje. Pas pak vitesh duket se nuk do të bëjnë më dallimin me barakat në të cilat ky kominitet ishte më parë.