Dëmtimi i by pass-it, nuk ka ende një reagim nga institucionet përgjegjëse

Krahas parmakëve anësore shpëtim nga dëmtimet nuk kanë gjetur as shtyllat e ndriçimit. By Pass-i është ende në faze kontrolli, dhe si investim nuk është marrë në dorëzim nga Autoriteti Rrugor e as nga pushteti vendor. Një vepër e cila dita ditës po rrezikon të degradojë. Ky investim i rëndësishëm i cili përfundoi rreth dy vite më parë u ndërtua me qëllim parandalimin nga përmbytjet të qytetit të Shkodrës dhe shmangien e trafikut në qytet, sidomos gjatë muajve të verës, kur rritet numri i automjeteve për shkak të turistëve. Ndërsa dy vite nga inaugurimi i kësaj vepre dëmet e shkaktuar nga persona të pa përgjegjshëm janë evidente në këtë segment rrugor dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë për frenimin e këtij fenomeni.