Dëmtimi i prodhimeve bujqësore – Kushtet klimatike ndikuan negativisht
Temperaturat e larta të kësaj vere si dhe thatësirat e tejzgjatura kanë dëmtuar prodhimin bujqësor në zonën e Shkodrës.
Specialistët e bujqësisë shprehen së këta faktorë kanë ndikuar negativisht për uljen e prodhimtarisë bujqësore në sipërfaqet e mbjella nga fermerët dhe agropërpunuesit.
Zona e Nënshkodrës njihet si më e përshtashmja, sa i takon prodhimit të produkteve bujqësore.
Bujqësia është ndër sektortët prioritarë për zhvillimin e ekonomisë lokale në rajonin e Shkodrës, ndërsa vitet e fundit përparësi ka marë agroturizmi, bimët medicinale dhe pemët dekorative.