Dëmtimi i stolave tek pedonalja e molos, qytetarët kërkojnë masa ndëshkuese
Ditë plot diell dhe temperatura pranverore.Kjo ka bërë që pedonalja e molos tek Ura e Bunës të mbushet me qytetarë që shijojnë ditet me diell. Ndonesë kjo zonë e bekuar me ajër të pastër,liqenin, pamje mahnitëse, nuk është edhe aq pozitive nga vetë dora e njeriut. Qytetarë të papërgjegjshëm kanë zgjedhur të dëmtojnë stolat. Të moshuarit e vënë theksin te mungesa e ndërgjegjësimit për të ruajtur objektet e përbashkëta publike.
U riparuan një vit më parë, por sërish stolat në këtë shëtitore janë dëmtuar. Janë mbi 80 ulëse që janë dëmtuar, ku në pjesën më të madhe shkaktare ka qënë dora e njeriut, e cila nuk ka kursyer as këtë investim publik. Disa herë pushteti vendor ka apeluar drejt qytetarëve që të ruajnë pasuritë e përbashkëta publike, apel i cili deri më tani ka rënë në vesh të shurdhër.