Dëmtimi i unazës perëndimore / Banorët kërkojnë kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme

demtimi i unazes f
Dëmtimi nga punimet që janë bërë për riparimin e ujesjellësit në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës janë kthyer në një problem shqetësues për qytetarët që kalojnë në këto segmente .
Megjithëse punimet kanë përfunduar prej disa javësh deri tani askush nuk ka ndërhyrë për riparimin e rrugëve .
Ndërkohë një shqetësim tjetër është edhe dëmtimi kapakëve të pusetave.
Banorët kërkojnë kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme, pasi sipas tyre punimet janë lënë gjysmake.
Problemet e dëmtimit të infrastrukturës rrugore apo mungesa e investimeve prej disa kohësh në rrugët dhe sheshet mes pallateve janë veçanarisht të dukshme dhe krijojnë vështirësi për banorët në stinën e reshjeve