Dëmtimi i unazës perëndimore / Banorët thirrje pushtetit vendor: Ndërhyni!

demtimi unaz peren
Unaza perëndimore vijon t’i nënshtrohet amortizimit të përditshëm. Puseta në disnivel dhe gropa të hapura prej ditësh shoqërojnë këtë aks
Banorët kërkojnë ndërhyrje emergjente për mbylljen e tyre, pasi pedaluesit, por edhe drejtuesit e mjeteve, veçanërisht gjatë natës, rrezikojnë ndjeshëm.
Qytetarët kanë vlerësuar ndërhyrjen që është bërë në disa akse, megjithatë kërkojnë që të mos mbetet jashtë vëmendjes unaza e cila konsiderohet si nyje lidhëse me pjesët e tjera të qytetit. Vitet e fundit, amortizimi i rrugëve dhe mos mirëmbajtja e tyre ka sjellë degradim të disa prej akseve të frekuentueshme duke bërë që mjetet të hasen me amortizime të shumta Apeli i drejtohet pushtetit vendor që të jetë më kontrollues në punimet që firmat kryejnë në rrugët e qytetit e po ashtu edhe në riparimin e pusetave që në jo pak raste hapen edhe nga kompanitë e ndryshme të internetit.