Dëmtohen parmakët e by pass-it, shkaku kryesor janë automjetet me shpejtësi të lartë që humbin kontrollin

Disa muaj më parë, Autoriteti Rrugor në Shkodër vendosi parmakët e rinj në pjesët ku janë dëmtuar përgjatë segmentit të By Pass-it.

Megjithatë, në vazhdimësi, situata gjithnjë sa ka ardhur dhe është përkeqësuar , ku një pjesë e mirë e parmakëve janë dëmtuar nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, ku automjetet me shpejtësi të lartë vazhdimisht përplasen me parmakët anësorë në këtë segment.

Ky investim i  rëndësishëm, i cili përfundoi tre vite më pare,  u ndërtua me qëllim parandalimin nga përmbytjet të qytetit të Shkodrës dhe shmangien e trafikut në qytet, sidomos gjatë muajve të verës, kur rritet numri i automjeteve për shkak të turistëve.

 Ndërsa, tre vite nga inaugurimi i kësaj vepre, dëmet e shkaktuar nga persona të pa përgjegjshëm,  janë evidente në këtë segment rrugor dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë për frenimin e këtij fenomeni.

Heqja dhe dëmtimi i  parmakëve në anë të rrugës e kthen këtë segment në burim aksidentesh si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët që zgjedhin këtë rrugë për shëtitje.

Ndërsa në disa pjesë të saj, parmakët janë hequr nga vetë banorët e zonës së   By Pass-it, me arsyen se këto barriera i bllokojnë qarkullimin dhe u pamundëson lëvizjen.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.