Disa muaj më parë, Autoriteti Rrugor në Shkodër vendosi parmakët e rinj në pjesët ku janë dëmtuar përgjatë segmentit të By Pass-it.
Megjithatë, në vazhdimësi, situata gjithnjë sa ka ardhur dhe është përkeqësuar , ku një pjesë e mirë e parmakëve janë dëmtuar nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, ku automjetet me shpejtësi të lartë vazhdimisht përplasen me parmakët anësorë në këtë segment.
Ky investim i rëndësishëm, i cili përfundoi tre vite më pare, u ndërtua me qëllim parandalimin nga përmbytjet të qytetit të Shkodrës dhe shmangien e trafikut në qytet, sidomos gjatë muajve të verës, kur rritet numri i automjeteve për shkak të turistëve.
Ndërsa, tre vite nga inaugurimi i kësaj vepre, dëmet e shkaktuar nga persona të pa përgjegjshëm, janë evidente në këtë segment rrugor dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë për frenimin e këtij fenomeni.
Heqja dhe dëmtimi i parmakëve në anë të rrugës e kthen këtë segment në burim aksidentesh si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët që zgjedhin këtë rrugë për shëtitje.
Ndërsa në disa pjesë të saj, parmakët janë hequr nga vetë banorët e zonës së By Pass-it, me arsyen se këto barriera i bllokojnë qarkullimin dhe u pamundëson lëvizjen.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.