Dëmtohet argjinatura e Oblikës/ Banorët: Të ndërhyhet dhe të merren masa për rehabilitimin e përroit

argjinatura

argjinatura

Janë mbi 100 familje që banojnë në të dy anët e përroit të Oblikës në njësinë administrative të Anës së Malit. Mirëpo rreziku është evident kur po futemi në stinën e dimrit pasi shtrati i përroit i ndihmuar edhe nga ndërhyrjet e bëra pa kriter ka pësuar devijime dhe bashkë me to dhe argjinatura dhe çarja e plotë e saj, do të sillte pasoja të paparashikueshme. Sikur të mos mjaftonte dëmtimi, në argjinaturën ku kaloi përroi i fshatit hidhen çdo ditë sasi të mëdha mbeturinash dhe inertesh.Në këtë vend nevojitet një financim konkret dhe projekt serioz.Çështë e vërteta në njësinë administrative Ana e Malit ende nuk është bërë asnjë investim serioz, ndaj në rast se do të përsëritet e njëjta situatë si vitet e shkuara kjo pritë nuk e përballon vërshimin e ujit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.