Categories: Sport

Dëmtohet koshi “Qazim Dervishi”/Bashkia normalizon situatën, gati për ndeshjet e të dielës

Njëri prej koshave në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, gjatë ditës së djeshme ka pësuar një dëmtim. Bëhet fjalë për tabelën prej xhami ku mbështetet koshi metalik, e cila në momentin që një prej basketbollistëve. është varur në kosh, ka shkaktuar dëmtimin e tabelës prej xhami. Në këtë mënyrë, ka ardhur në moment shpërmbërja e tabelës duke u grimcuar e gjitha në parket, ku fatmirësisht, basketbollisti nuk ka marrë dëmtime fizike. Pamjet e filmuara pas dëmtimit flasin vetë. Ngjarja në fjalë ka shqetësuar trajnerin e Vllaznisë në basket meshkuj Damian Bekteshi si dhe presidentin Sokol Dibra, të cilët janë frikësuar për rrezikimin e ndeshjes së Superligës, Vllaznia-Tirana, takim i planifikuar të luhet mbrëmjen e së dielës në këtë pallat sporti. Për situatën në fjalë, përgjegjësi i pallatit të sportit “Qazim Dervishi”, Astrit Zaganjori”, ka njoftuar kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ku sipas zotit Zaganjori, kryebashkiaku ka angazhuar menjëherë vartësit e tij në zgjidhjen sa më shpejt të këtij problemi duke garantuar riparimin dhe rikthimin në normalitet të situatës. Kështu, pasi ka kontaktuar me Federatën Shqiptare të Basketbollit, si dhe firmën përkatëse që merret me riparimin e tabelës në fjalë, sektori i mirëmbajtjes së objekteve publike në Bashkinë Shkodër, së bashku me punonjësit e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” kanë bërë ndërhyrjet e duhura. Në bashkëpunim edhe me specialistët përkatës të ardhur nga Tirana, kanë punuar intensivisht gjatë orëve të natës së djeshme duke ndryshuar koshin dhe aksesorët e tjerë të dëmtuar duke bërë që çdo gjë të jetë gati për ndeshjet e mbrëmjes së dielë për ndeshjet e Superligës së basketbollit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formacionet e mundshme/ Arsenal-R.Madrid, Arteta me Merinon në sulm, spanjollët rigjejnë Kurtuanë

Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…

9 minutes ago

Punimet në Bulevardin “Skënderbeu”- Bashkia njofton për bllokimin e rrugës për 5 ditë

Të nderuar qytetarë! Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në…

36 minutes ago

Paraqitja zhgënjyese e Vllaznisë në Ballsh – Shkëmbi: Lojë e dobët dhe nën nivel, arbitrimi korrekt

Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin…

60 minutes ago

Punimet në bulevardin “Skënderbeu” – Beci: Ishte ndërhyrje e planifikuar, vjen pas rehabilimit të kolektorit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skënderbeu” në…

1 hour ago

Një Shkodër më e sigurt në rrugë  – Aktivistët ndërmarrin nismën për rritjen e ndërgjegjësimit në respektimin e rregullave të qarkullimit

Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor.  Fluksi i…

1 hour ago

Rrjeti i Muzeve të Shkodrës – Parmeza: Po përgatitemi për sezonin e ri, synimi këtë vit është 28 mijë vizitorë

Rrjeti i Muzeve të Shkodrës që përfshin tre muzetë , atë të Kalasë, Dëshmisë e…

1 hour ago

This website uses cookies.