Dëmtohet lulishtja e re në Lezhë, vidhen ndriçuesit, telat e energjisë rrezik për qytetarët
U inuagurua vetëm pak kohë më parë si lulishtja me standartet më të larta në Lezhë, por shumë shpejt nisi të dëmtohej. Vjedhja dhe dëmtimi i ndriçuesve detyroi Bashkinë e Lezhës që t’i heqë të gjithë ndriçuesit e vendosur, por la pas një situate problematike. Rrjeti elektrik mbeti mbi sipërfaqe në një lulishte që frekuentohet edhe nga fëmijët.
Kjo përbën një rrezik serioz, pasi telat janë mbjeshtjellë me izolant, por nuk përbejnë siguri për frekuentuesit e kësaj lulishteje. E gjithë sipërfaqja e saj ka praninë e kabllove që janë të dukshme dhe mund të rrezikojnë jetën e fëmijëve kryesisht. Për këtë situatë, nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Elson Frroku, tha se shkelësit dhe papërgjegjshmëria kanë shkaktuar këtë situatë.
Për shkak të problematikës dhe rrezikut që paraqesin kabllot elektrike mbi sipërfaqe, ndikuar edhe nga shqetësimi i ngritur, Bashkia e Lezhës ka bërë të ditur se ndërhyrja do të jetë e menjëhershme duke vendosur edhe ndriçuesit e rinj që të jenë më rezistente ndaj ndërhyrjeve njerëzore.