Dëmtohet pedonalja e Koplikut/ Zëvendëskryetari i Bashkisë: Këto ditë nis rehabilitimi i qendrës së qytetit

pedonalja koplik
Pedonalja në qendër të qytetit të Koplikut në Bashkinë e Malësisë së Madhe ka disa muaj që është amortizuar, teksa dëmtimi i njëpasnjëshëm vijon në të gjithë gjatësinë e saj. Mjetet e kanë të pamundur të mos bien në këto gropa gjatë kalimit. Shpesh herë shoferët kanë çarë edhe gomat e mjeteve siç është edhe ky rast.Qytetarët kërkojnë nga bashkia që të marrë masa për rehabilitimin e pedonales pasi e kanë të vështirë të qarkullojnë. Ndërkohë bashkia pranon se pedonalja ka degraduar dhe për këtë nënkryetari i saj thotë se është gati tenderi dhe se shumë shpejt do fillojë investimi për të bërë të mundur rehabilitimin e qendrës së qytetit.
Pedonalja e qytetit të Koplikut ka një gjatësi 600 metër dhe është ndër rrugët më të frekuentuara nga qytetarët. Ajo u ndërtua në vitin 2017, nga bashkia me ndihmën e qeverisë shqiptare.