Dëmtohet rruga kryesore në Obot/ Në disa segmente janë bërë ndërhyrje të pjesshme
Ndër vite dëmeve nga përmbytjet e vazhdueshme nuk i ka shpëtuar as rruga kryesore e fshatit Obot. Ajo prej kohësh ndodhet e amortizuar si shkak i gërryrjeve të ujit duke bërë që asfalti të çahet dhe përgjatë rrugës të ketë gropa të shumta. Institucionet kanë ndërhyrë në dy pjesë të rrugës duke bërë asfaltimin provizor të saj, por kjo nuk është një zgjidhje afatgjatë.Në harkun kohor të 2 muajve të fund vitit të shkuar kjo zonë u përmbyt 3 herë, dhe këtij fenomeni nuk i shpëtoi as rruga kryesore e Obotit e cila lidh zonën në fjalë me rrugën nacionale Shkodër-Hani i Hotit.Ndërkohë përveç amortizimit problem tjetër që shfaq është kjo rrugë e cila është tepër e ngushtë për ndërrimin e dy automjeteve.