Dëmtohet sërish ura e vjetër e Bunës/Mjetet motorike bëhen shkaktarë për dëmtimin e dërrasave
Është bërë sërish e nevojshme ndërhyrja për riparimin e dërrasave të urës së vjetër të Bunës.
Shkak si duket për këtë situatë janë bërë lëvizjet e mjeteve motorike të cilat kanë dëmtuar urën. Ndonëse tabela tregon që mjetet motorike nuk duhet të kalojnë kjo rregullore nuk zbatohet nga qytetarët. E ndërtuar në vitin 1889 ura e vjetër e Bunës ka qenë një urë që është hapur me anë të një mekanizmi në formë manuale, hapja e së cilës në fillim shërbeu si mbrojtje nga rreziku malazez e më vonë për të bërë të mundur lëvizjen e varkave nga lumi Buna në liqenin e Shkodrës dhe anasjelltas, ndërsa prej 9 vitesh kjo urë është shpallur monument kulture.