Dëmtohet sinjalistika në rrugën e Arbrit, drejtuesit e automjeteve kërkojnë ndës…

Demtohet sinjalistika ne rrugen e Arbrit drejtuesit e automjeteve kerkojne

Demtohet sinjalistika ne rrugen e Arbrit drejtuesit e automjeteve kerkojne

Dëmtohet sinjalistika në rrugën e Arbrit, drejtuesit e automjeteve kërkojnë ndëshkim për shoferët që ecin shpejt

Është dëmtua sinjalistika në rrugën e Arbrit, në aksin pak metra larg aksidentit të ndodhur muaj më parë me pasojë humbjen e jetës së tre personave. Rregullorja e qarkullimit rrugor, ka përcaktuar këtu edhe shpejtësinë e qarkullimit të mjeteve në limitet 40-60 km/orë, pasi aksi përmban edhe degëzime rrugësh dytësore.

Por drejtues automjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normën e lejuar, mbi 100 km/orë, kanë bërë që pa kaluar 24 orë, të dëmtohet sinjalistika e sapovendosur në këtë pjesë rrugë.

“Duhet të jemi të ndërgjegjshëm ne që të mos dëmtojnë tabelat. Ka shoferë të parregullt që i kanë prishur, firma i kishte vendosur shumë mirë”, u shpreh një qytetar.

Përfaqësues të firmës u bëjnë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë treguesit e sinjalistikës rrugore kur qarkullojnë në segmentin nga Ura e Çerenecit deri në Maqellarë.

“I bëjmë thirrje shoferëve të jenë të kujdesshëm me sinjalistikën rrugore. Ne mundohemi ta rregullojmë dhe ta vëmë sinjalistikën rrugore për sigurinë, por disa shoferë të papërgjegjshëm e dëmtojnë”, tha një përfaqësues i firmës.

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë dhe nga shërbimet e policisë rrugore të jenë prezentë me patrulla të herëpashershme në këtë segment të rrugës së Arbrit, për të këshilluar dhe ndëshkuar sipas ligjit shoferët që ecin me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.