Dëmtohet ura e vjetër e Bunës, dërrasat e hapura rrezik për kalimtarët
Ura e vjetër e Bunës i është nënshtruar sërish amortizimit. Dërrasat janë dëmtuar thuajse përgjatë gjithë gjatësisë së saj.
Ura e vjetër e Bunës është shumë e frekuentuar gjatë verës, ku qytetarët që kalojnë për mes saj e shfrytëzojnë për t’u lidhur me Shirokën dhe jo vetëm. Ura e vjetër e Bunës është monument kulture duke shtuar rëndësinë e saj. Ndonëse tabela tregon që mjetet motorike nuk duhet të kalojnë kjo rregullore nuk zbatohet nga qytetarët. E ndërtuar në vitin 1889 ura e vjetër e Bunës ka qenë një urë që është hapur me anë të një mekanizmi në formë manuale, hapja e së cilës në fillim shërbeu si mbrojtje nga rreziku malazez e më vonë për të bërë të mundur lëvizjen e varkave nga lumi Buna në liqenin e Shkodrës dhe anasjellas, ndërsa prej 1 dekade kjo urë është shpallur monument kulture.Pritet që Drejtoria Rajonale e Kulturës dhe pushteti vendos të nisin punën për riparimin e dërrasave të urës, të cilat vazhdimisht dëmtohen ose vidhen nga persona të papërgjegjshëm.