Categories: AktualitetLajme

Dëmtohet ura e vjetër e Bunës, dërrasat e hapura rrezik për kalimtarët

Ura e vjetër e Bunës i është nënshtruar sërish amortizimit. Dërrasat janë dëmtuar thuajse përgjatë gjithë gjatësisë së saj.

Ura e vjetër e Bunës është shumë e  frekuentuar gjatë verës, ku qytetarët që kalojnë për mes saj e shfrytëzojnë për t’u lidhur me Shirokën dhe jo vetëm. Ura e vjetër e Bunës është monument kulture duke shtuar rëndësinë e saj. Ndonëse tabela tregon që mjetet motorike nuk duhet të kalojnë kjo rregullore nuk zbatohet nga qytetarët. E ndërtuar në vitin 1889 ura e vjetër e Bunës ka qenë një urë që është hapur me anë të një mekanizmi në formë manuale, hapja e së cilës në fillim shërbeu si mbrojtje nga rreziku malazez e më vonë për të bërë të mundur lëvizjen e varkave nga lumi Buna në liqenin e Shkodrës dhe anasjellas, ndërsa prej 1 dekade kjo urë është shpallur monument kulture.Pritet që Drejtoria Rajonale e Kulturës dhe pushteti vendos të nisin punën për riparimin e dërrasave të urës, të cilat vazhdimisht dëmtohen ose vidhen nga persona të papërgjegjshëm.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

15 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

15 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

16 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

16 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

16 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

16 hours ago

This website uses cookies.