Lajme

Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n

Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e saj dhe të institucioneve të varësisë për të garantuar produkte cilësore dhe të sigurta për çdo familje shqiptare.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, “me përparimet në sigurinë ushqimore dhe mbështetjen për prodhimin vendas, sigurojmë që konsumatorët të kenë zgjedhje të besueshme dhe të standardizuara”.

Denaj bëri të ditur se, 1909 teste të akredituara në ISUV, shënojnë një rritje të ndjeshme krahasuar me vetëm 6 teste në vitin 2013 dhe 171 teste më shumë se objektivi për 2024, falë investimeve në teknologji dhe standardeve të BE-së për biosigurinë.

Gjithashtu u shpreh ajo, 52 milionë fara dhe fidanë të certifikuara në 2024 nga ESHFF,  ofrojnë lëndë të parë të sigurt për fermerët tanë, teksa vuri në dukjes se, 400 testime për cilësinë e materialit mbjellës dhe 88 testime për varietete të reja në Katalogun Kombëtar, janë hapa konkretë drejt rritjes së cilësisë dhe eksporteve.

Ministrja shprehu angazhimin për garantimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore.

Garantojmë cilësi dhe siguri ushqimore për të mbështetur prodhimin vendas dhe për të rritur besimin e konsumatorëve, ndërsa avancojmë në përafrimin e Kapitullit 12 me standardet e legjislacionit evropian, në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, tha Denaj.

Blerti Delija

Recent Posts

“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…

11 hours ago

“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…

11 hours ago

Konflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politike

Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…

11 hours ago

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…

11 hours ago

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

12 hours ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

12 hours ago