Denaj: 403 fermerë aplikuan për Skemën Kombëtare të Investimeve 2024

bujqesi-1-696x464

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se, aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi për vitin 2024 u mbyllën me 403 fermerë aplikues.

Denaj tha se, fermerët dhe subjektet rurale iu drejtuan skemës duke synuar zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit bujqësor e blegtoral.

Sipas saj, procesi i vlerësimit administrativ të aplikimeve vijon nga AZHBR për t’i dhënë përgjigje të shpejtë dhe konkrete të gjithë fermerëve që plotësojnë kushtet e aplikimit.

Në Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi, fermerët aplikuan për një nga pesë masat mbështetëse: Ndërtimi i serrave të reja diellore, instalimi i rrjetave antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizimi i bujqësisë, kosha e rrjeta për akuakulturë dhe në stabilimentet e mbarështimit të kafshëve dhe shpendëve.

Fondi në dispozicion të Skemës Kombëtare të Investimeve në Bujqësi, është 1.5 miliardë lekë, me shtrirje 2-vjeçare. Për vitin e parë janë në dispozicion të financimit grant për fermerët dhe subjektet, 500 milionë lekë.

Skema e Investimeve financon grant 50% të investimit për aplikantët fitues, për një nga pesë masat mbështetëse. Ndërkohë që 30% e totalit të grantit do të jepet në fillim si parapagim. Sipas saj, rreth 75% e aplikimeve ishin për mekanikë bujqësore, për blerje makinerish dhe traktorësh

Që prej 30 shtatorit deri më 8 nëntor 2024, fermerët dhe subjektet rurale, aplikuan për të përfituar nga Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi 2024, që adreson mbështetje për zhvillimin e bujqësisë dhe për të gjithë fermerët që duan të investojnë. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.