Denaj: Agroturizmet shqiptare po shndërrohen në një aset kyç për promovimin e prodhimeve autentike
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi se diversifikimi i ofertës turistike, është me rëndësi për rritjen e fluksit të turistëve dhe të ardhurave në ekonomi.
E pranishme në takimin e fundvitit në Tiranë, me zv.kryeministren Belinda Balluku, ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi dhe me aktorët e sektorit të turizmit, Denaj vlerësoi energjinë pozitive të krijuar nga një sezon turistik i suksesshëm 2024.
Sipas saj, agroturizmet shqiptare po shndërrohen në një aset kyç për promovimin e prodhimeve autentike dhe ruajtjen e farave autoktone, duke përforcuar lidhjen mes prodhimeve “Made in Albania” dhe përvojës unike turistike.
“Ky model turizmi nuk ofron vetëm bukuri natyrore, por edhe mundësinë për të shijuar traditat dhe kulturën e pasur të zonave rurale të Shqipërisë”, deklaroi Denaj.