Categories: Aktualitet

Denaj: Çojmë përpara vizionin për bujqësi drejt standardeve evropiane

Pas betimit në Presidencë, ditën e djeshme, Anila Denaj ka marrë zyrtarisht detyrën e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në takimin e organizuar me këtë rast në ambientet e MBZHR-së, ministrja Denaj u prit nga ish-ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca dhe titullarët e institucioneve të varësisë e drejtues të tjerë.

Në ceremoninë zyrtare të dorëzimit të detyrës ishte e pranishme zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Në fjalën e saj, Krifca vlerësoi punën e stafit të Ministrisë së Bujqësisë dhe vuri në dukje se arritjet në disa prej prioriteteve të punës së institucionit, janë rezultat i kontributit të të gjithëve.

Ajo shprehu vlerësimet më të larta për ministren Denaj dhe njëherësh i uroi asaj suksese në detyrën e re, duke i dorëzuar edhe një dosje me arritjet, prioritetet dhe objektivat e ardhshme.

Anila Denaj, në detyrën e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, falënderoi Krifcën për punën e bërë dhe shprehu angazhimin për vijimin e punës me prioritetet që ajo ka vendosur në detyrën e sapomarrë.

“Në prezantimin me stafin drejtues të këtij institucioni me zv.kryeministren Belinda Balluku, ku theksuam vijimin e punëve të mira të qeverisë shqiptare në shërbim të fermerëve, prodhuesve e të gjithë aktorëve në zinxhirin e vlerës agroushqimor”, u shpreh Denaj.

“Falënderime për punën e ministres Frida Krifca dhe të gjithë personelit të dedikuar, me të cilët do të çojmë përpara vizionin për një bujqësi të fortë, të qëndrueshme drejt standardeve evropiane”, tha Denaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

2 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

2 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

2 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

2 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

2 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

18 hours ago

This website uses cookies.