Lajme

Denaj: Deri në 20 milionë lekë mbështetje për sipërmarrje të akuakulturës

Skema Kombëtare e Investimeve 2024 po fuqizon sektorin e akuakulturës duke ofruar financim për koshat dhe rrjetat e rritjes së peshkut.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se masa e përfitimit shkon në 50% të vlerës totale të investimit, deri në 20 milionë lekë për subjekt.

Ministrja theksoi se aplikimet për këtë skemë financimi do të hapen së shpejti.

“Ky investim është një hap konkret për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të akuakulturës detare dhe mbështetur vizionin qeverisës për të arritur 30 mijë tonë peshk akuakulturë deri në 2030”, shtoi Denaj.

Me këtë shtytje të re synohet fuqizimi i sektorit si dhe rritja e punësimit direkt dhe indirekt në të gjithë zinxhirin e vlerës, i cili sjell ekonomi më të mirë për komunitetet e zonave bregdetare dhe më shumë mundësi për shitjen e produkteve të peshkut “Made in Albania” në tregjet e eksportit.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…

12 hours ago

“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…

12 hours ago

Konflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politike

Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…

12 hours ago

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…

12 hours ago

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

12 hours ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

12 hours ago