Denaj: Do të vijojmë mbështetjen me subvencione, garantojmë konkurueshmëri në prodhim

 “Në Shkodër dhe në të gjithë rajonin verior të vendit, kemi ende kapitale të pa shfrytëzuara dhe ne kemi shumë punë, për të zhvilluar të gjitha ato potenciale që ka bujqësia dhe ekonomia rurale këtu”.

Kështu u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, në takimin që zhvilloi në Malësinë e Madhe, me fermerët, blegtorët dhe aktorë të tjerë që operojnë në sektorin rural, në rajonin verior të vendit.

Ministrja Denaj tha se, “ta nisësh nga Shkodra, për gjithçka që ajo ofron, për të gjithë kapitalin natyror, që ajo ka ende të pa shfrytëzuar, por edhe kapitalin njerëzor, mendoj se është një mesazh për të treguar se sa punë ne kemi ende për të bërë , përtej nevojës për të vlerësuar edhe punën e bërë deri tani”.

Marr shkas, tha Denaj të shprehem kështu, sepse këtu ku jemi, është një shembull frymëzimi i asaj që ndodh përditë me punën e ndershme të atyre që kanë ardhur edhe nga jashtë dhe kanë sjellë kapitalet e tyre, duke investuar në liqenin e Shkodrës, në një nga agroturizmet më të bukur dhe të famshëm të zonës.

“Ky model investimi përcjell mesazhin e zhvillimit që ka ndodhur, por edhe të potencialit që është ende për t’u zhvilluar”, theksoi Denaj.

Ajo u ndal në tre mesazhe kryesore për komunitetin rural verior, teksa vlerësoi punën e palodhur dhe të përditshme  të fermerëve, që është reflektuar në rritjen e eksporteve bujqësore , ndërsa pritshmëritë janë përtej shifrës  1 milion euro eksporte.

“Në këtë qark, 70% e produkteve shkojnë nga ferma tek turizmi e familjet, dhe 83% e këtyre  produkteve janë organike . Ky është një lajm shumë i mirë që e bën kulinarinë shqiptare të jetë një atraksion turistik dhe nesër vizitorët e huaj të mos vijnë vetëm për bregdetin, por të vijnë edhe për ushqimin”, tha Denaj.

Së dyti, vijoi ajo, 51 % e qytetarëve këtu, janë pronarë fermash me moshë nën 45 vjeç, shumica e tyre.

“Unë e di çështjen e fuqisë punëtore, sepse nuk i ndodh vetëm sektorit të bujqësisë , është problematikë, por ama duhet të kuptojmë që fermerët duhet të paguhen, jo në të zezë, sepse skema e sigurimeve shoqërore për fermerët janë shumë të ulëta, por duhet të paguhet në mënyrë të denjë të menjëhershme, për aq kohë sa është sezoni. Nëse fermerët nuk janë të paguar mirë dhe nuk janë në skemën e sigurimeve shoqërore, bie incentiva tyre”, theksoi Denaj.

Ministrja solli në vëmendje fuqinë dhe rolin e rëndësishëm të gruas në ekonominë rurale.

“60% e gjithë fuqisë në çfarë do lloj funksioni , në fushë, përpunim, prodhim është gruaja. Unë dua t’i  falënderoj ato, sepse nuk është i lehtë angazhimi i gruas rurale edhe në të gjitha angazhimet e tjera familjare. Dua t’ju inkurajoj në mbështetjen e grave rurale, që ta shohim këtë si një punë të përbashkët për të gjithë bashkë”, u shpreh Denaj.

Ministrja foli edhe për dy nga çështjet kryesore me të cilat përballet rajoni verior, siç është ajo e përmbytjeve gjatë sezonit të reshjeve intensive dhe zhvillimit të mëtejshëm të sektorit të bimëve mjekësore.

“Ecuria pozitive e sektorit të bimëve mjekësore, është rezultat i politikave të mbështetjes me subvencione të vazhdueshme që ka adresuar qeveria. Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim dhe synojmë rritjen e sipërfaqeve të mbjella me këto kultura, për të mos lënë asnjë copë tokë pa punuar dhe nxitur punësimin dhe të ardhurat nga ky aktivitet ekonomik i rëndësishëm”, theksoi Denaj.

Për sa i takon çështjes së digës , ministrja informoi se, qeveria në bashkëpunim me institucionet e linjës ka punuar intensivisht për zbutjen e këtij fenomeni diktuar nga ndryshimet e klimaterike.

“MBZHR në këto 5 vitet e fundit ka punuar fort dha ka lidhur kontrata për të zgjidhur këtë çështje. Jemi në rrugën e duhur dhe po punojmë edhe me donatorët”, tha ajo.

Ministrja i bëri apel fermerëve të bashkëpunojnë për zgjerimin e bashkimit për ekonomi dhe cilësi, përmes kontratave të qëndrueshme që garantojnë rritje të konkurrueshmërisë së prodhimit, përdorim të teknologjive të avancuara, më shumë përfitime subvencionesh dhe të ardhurash ekonomike.

Ky takim u zhvillua në kuadër të vizitës së parë që ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural  Anila Denaj, zhvilloi në Shkodër,  pas marrjes së detyrës si ministre, ku u takua me komunitetin e peshkatarëve dhe diskutoi ecurinë e punës së tyre, parashtrimin dhe ndjekjen e problematikave me të cilat ndeshen ata.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

10 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

10 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

11 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

11 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

11 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

11 hours ago

This website uses cookies.