Denaj: Financojmë deri në 5 milionë lekë për mekanikë bujqësore

Qeveria përmes Skemës Kombëtare të Investimeve 2024, mbështet fermerët me financim grant për investime në mekanizimin e bujqësisë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, përmes kësaj skeme  mbështeten fermerët për blerjen e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve moderne për mekanizimin dhe përmirësimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale.

Sipas saj, Skema Kombëtare e Investimeve 2024, ndihmon fermerët të rrisin produktivitetin dhe cilësinë e punës së tyre.

“Masa e përfitimit është 50% e vlerës totale të faturave tatimor, deri në 5 milionë lekë për subjekt”, bëri të ditur Denaj.

“Ky investim mbështet fermerët në modernizimin e bujqësisë dhe blegtorisë, për realizimin e punës në mënyrë më efikase dhe të sigurt, për të përmirësuar jetën dhe prodhimin e tyre” deklaroi ministrja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.