Qeveria po investon në argjinatura dhe infrastrukturën ujitëse dhe kulluese, për mbrojtjen e tokave bujqësore nga përmbytjet dhe gërryerjet e lumenjve.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjetet sociale pamje nga investimi i realizuar në lumit Drin në Juban, Shkodër që mundëson eliminimin e përmbytjeve në mbi 500 ha toka bujqësore.
Denaj tha se, tashmë janë përfunduar punimet në një gjatësi prej 0,5 km për mbrojtjen nga gërryerjet e lumit Drin në Juban, Shkodër.
“Ky investim, i realizuar me mure gabioni dhe panele tërthore mbrojtëse, garanton mbrojtjen e mbi 500 hektarëve tokë bujqësore dhe zonave të banuara nga gërryerjet e lumit Drin”, tha ajo.
Në prag të stinës së dimrit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përmes bordeve të Ujitje Kullimit, ka ndërhyrë në një sërë veprash të infrastrukturës ujitëse dhe kulluese, apo në argjinaturat e lumenjve në disa zona të vendit, me qëllim rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e tyre, për t’i paraprirë parandalimit të përmbytjeve në tokat bujqësore nga reshjet e shiut.
Ndërkohë që puna vijon në këtë sektor me një sërë investimesh të tjera në shërbim të komunitetit. /
Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u…
Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…
Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
This website uses cookies.