Categories: LajmeEkonomi

Denaj: Mbështesim prodhimin e bimëve medicinale shqiptare përmes një vizioni afatgjatë dhe strategjik

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të sektorit të bimëve medicinale (prodhues, grumbullues dhe eksportues) ku diskutuan mbi problematikat dhe mundësitë  e mbështetjes së tyre.

Në fjalën e saj ministrja theksoi se potenciali i Shqipërisë në prodhimin e bimëve medicinale kërkon vëmendjen e duhur, dhe se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hedhur hapa konkret në mbështetjen dhe rritjen e prodhimit të bimëve medicinale, ku për herë të parë u aplikua mbështetja për prodhuesit e bimëve medicinale përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes së Bujqësisë 2024.

Do të vijojmë më tej me Garancinë Sovrane të cilën jemi në pritje të miratimit, nëpërmjet të cilës të gjithë ata që janë të angazhuar në prodhimin e bimeve medicinale do të mund të përfitojnë mbështetje për ndërtimin e magazinave dhe dhomave të tharjes” tha Denaj, duke vlerësuar se, i gjithë ky vizion dhe angazhim kërkon mobilizimin e forcave të përbashkëta në rritjen e kërkimit shkencor, bashkimi i operatorëve i cili do të ulë dhe informalitetin. Për këtë u vendos ngritjen e një grupi të përbashkët pune nga MBZHR,  Shoqata e Bimëve Medicinale, Universiteti Bujqësor i Tiranës,  për hartimin e masave konkrete për kërkimin shkencor, zhvillimin e produkteve inovative dhe rritjen prezencës në tregjet ndërkombëtare të produkteve shqiptare.

Ministrja Denaj foli për nevojën e shtrirjes drejt tregjeve të reja, përtej atyre që tashmë janë traditë, duke përmendur këtu tregjet e Lindjes. Ajo shprehu edhe angazhimin për të ndihmuar për mbërritjen në këto tregje.

Ne gjithmonë shikojmë drejt perëndimit për këto kontrata, por dua të hap një dritare dhe të filloj të punojmë bashkë me ju për një dritare mundësie angazhimi për këto kontrata drejt lindjes, sepse në takimin teknik që patëm me një numër jo të pakët që përfaqësojnë biznesin në Arabinë Saudite u shpreh një interes shumë i shtuar drejt këtij produkti dhe drejt cilësisë që ky produkt ka në Shqipëri”, tha Ministrja ku shtoi se biznesi duhet të kthejë sytë te investimi për përpunimin e produkteve.

Ndërsa Kryetari i Shoqatës së Bimëve Medicinale, Filip Gjoka, u shpreh se problemin më i madh, është përdorimi i pesticideve në këto prodhime. Ai theksoi se duhen shtuar kontrollet në pikat e shpërndarjes të pesticideve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

11 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

11 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

11 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

11 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

11 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

11 hours ago

This website uses cookies.