Denaj: Mbi 14 mijë certifikata fitosanitare për eksportin e produkteve bimore
Bimët dhe produktet me origjinë bimore që eksportohen drejt BE-së e vendeve të tjera të botës, duhet të shoqërohen nga “certifikata fitosanitare”, për të vërtetuar që janë të pastër nga ana shëndetësore.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se deri tani janë lëshuar 14 454 certifikata fitosanitare për dërgesat e bimëve, produkteve bimore dhe produkte të tjera për eksport.
Sipas saj, kjo shifër është pasqyrë e qartë e plotësimit të standardeve të sigurisë fitosanitare nga fermerët e përpunuesit, sipas kërkesave të bazuara në legjislacionin e BE-së.
Tashmë pajisja me certifikatë fitosanitare ofrohet online, process ky që lehtëson biznesin eksportues, redukton kohën e pritjes dhe ndikon në ruajtjen e standardeve të prodhimeve bujqësore në eksporte.
Plotësimi i certifikatës fitosanitare me dorë, si dhe realizimi i monitorimit kërkon mesatarisht 1-1.5 orë punë. Ndërsa procesi online për të gjithë operatorët ekonomik që do të kryejnë eksporte, nuk zgjat më shumë se 10 minuta.