Categories: LajmePolitikë

Denaj me homolugun gjerman: Shkëmbyem eksperiencat për bujqësinë dhe inovacionin

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj,  ndodhet në Berlin të Gjermanisë, ku mori pjesë në takimin tradicional të fillimvitit të “Javës së Gjelbër” me ftesë ministrit gjerman të Bujqësisë, Cem Ozdemir.

“Kënaqësi të isha në pritjen e ministrit gjerman të Bujqësisë, Cem Ozdemir në kuadër të aktiviteteve të Javës së Gjelbër, ku bashkë me kolegë nga vende të rajonit diskutuam mbi sfidat në bujqësi”, u shpreh Denaj.

Denaj bëri të ditur se, në fokus të diskutimeve ishin temat nga ndryshimet klimatike deri te kërkesat e tregut global. “Gjithashtu, diskutuam mundësitë për rritjen e sektorit dhe inovacionit”, tha Denaj

Ministrja vlerësoi bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave më të mira mes vendeve në fushën e bujqësisë, si një hap që i shërben zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit, teksa vuri theksin në potencialet që bart bujqësia shqiptare për investimet e huaja.

“Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave midis vendeve tona, do të bëjë një bujqësi të qëndrueshme, me rritje të prodhimit dhe e përgatitur për të ardhmen”, deklaroi Denaj.

Në aktivitetet e nivelit të lartë që mbahen në kuadër të Javës së Gjelbër, që zhvillohet në Berlin të Gjermanisë, marrin pjesë lider nga vende të ndryshme të botës, ministra e zyrtarë të lartë nga shtete të ndryshme,  investitorë dhe sipërmarrës të kompanive të mëdha botërore që operojnë në fushën e zhvillimit të bujqësisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

5 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

5 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

5 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

5 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

5 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

6 hours ago

This website uses cookies.