Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vizitoi Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) në Shkodër.
QTTB në Shkodër është e specializuar në sektorin e bimëve aromatike dhe medicinale dhe misrit, prodhime që sot shënojnë rendimente të kënaqshme në këtë rajon.
Gjatë vizitës aty, ministrja u njoh nga afër me mënyrën e përkujdesjes për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.
Denaj u ofroi fermerëve mbështetjen e MBZHR në çdo hap, për çuarjen përpara të prodhimit bujqësor me cilësi dhe standarde, që garanton eksporte dhe vlerë të shtuar ekonomike.
“Synojmë të ndërtojmë një model të ri në shërbim të fermerëve, me aplikimin e teknologjive më të fundit, si dhe sigurimin e ekspertizës teknike të nevojshme për rritjen e prodhimit cilësor”, tha ministrja Denaj.
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
This website uses cookies.