Denaj: Përmirësim i cilësisë dhe sigurisë së produkteve mjekësore veterinare

Miratohen ndryshimet në ligjin për Shërbimin Veterinar. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh të enjten se, ndryshimet e rëndësishme në ligjin për Shërbimin Veterinar që synojnë përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve mjekësore veterinare, rritjen e përgjegjësisë dhe efikasitetit të autoriteteve veterinare dhe harmonizimin me standardet e BE-së, tashmë janë miratuar në Qeveri.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes këtij ligji ndërmerr një hap të madh drejt modernizimit të shërbimeve veterinare dhe përafrimit me standardet e BE-së, nënvizoi Denaj.

Ministrja theksoi se, mbështetja dhe miratimi i këtyre ndryshimeve tregon përkushtimin e qeverisë për përmirësimin e shëndetit të kafshëve dhe sigurinë ushqimore në Shqipëri.

Denaj u shpreh se, ky ligj sjell përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve mjekësore veterinare, rritje të përgjegjësisë dhe efikasitetit të autoriteteve veterinare në Shqipëri si dhe harmonizim me standardet ndërkombëtare dhe ato të BE-së. /rtsh.al/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.