Denaj: Përmirësim kullimit në 1500 hektarë tokë bujqësore në Shkodër

Në njësinë administrative Ana e Malit, Shkodër, po vijon puna për pastrimin e rrjetit kullues “Prroi i Kufirit”.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale momente nga puna që po vijon në rehabilitimin e rrjetit kullues “Prroi i Kufirit” në Shkodër.
Denaj tha se, investimi shërben për kullimin e rreth 1500 hektarë tokë bujqësore në zonë, duke iu ardhur në ndihmë fermerëve për përmirësimin e kullimit.
“Vijon puna prej disa javësh në njësinë administrative Ana Malit, Shkodër, për pastrimin e rrjetit kullues “Prroi i Kufirit” , që do të përmirësojë kullimin në rreth 1500 ha tokë bujqësore”, shkroi ministrja.
Sistemimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese në zonat rurale të bashkisë Shkodër kanë përmirësuar produktivitetin e tokave bujqësore dhe njëherazi synojnë mbrojtjen nga përmbytjet .