Denaj: Përmirësimi i infrastrukturës në ujitje-kullim, fuqizon produktet e markës “Made in Albania”

kullim, fuqizon

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka ndarë pamje në rrjetin social Facebook nga punimet në ujëmbledhësit të Digës Zemblak, i cili siguron vaditjen e tokave bujqësore në Maliq.  

Ministrja shkruan se përmes rritjes së kapacitetit ujor të digës që garanton furnizim me ujë për fermerët e zonës, synohet fuqizimi i markës “Made in Albania” në tregjet vendase dhe ndërkombëtare

Mirëmëngjes nga punimet për zgjerimin, thellimin dhe përforcimin e argjinaturës së ujëmbledhësit të Digës Zemblak, në Bashkinë Maliq, i cili siguron vaditjen e një sipërfaqeje prej 3,100 hektarësh në Fushën e Maliqit, përmes një rrjeti kanalesh ujitëse me gjatësi 33 km.

Përmes rritjes së kapacitetit ujor të digës që garanton furnizim me ujë për fermerët e zonës, synohet fuqizimi i markës MadeinAlbania në tregjet vendase dhe ndërkombëtare”, shkruan ministrja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.