Denaj: Rrisim certifikimin dhe promovimin e produkteve

Denaj 2

Denaj 2

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë të martën në konferencën “Strategjia e Specializimit Inteligjent në Shqipëri S3”. Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Denaj e cilësoi Strategjinë e Specializimit Inteligjent (S3) politikë parësore për të dinamizuar punën e përditshme të çdo sektori nëpërmjet digjitalizimit, e cila për fushën e bujqësisë ka disa shembuj konkretë.

“Dua të filloj me ata shembuj të cilët për sektorin e verës dhe të ullirit me shumë kënaqësi vlerësoj ngritjen e 2 kadastrave. Kadastra e Verës ku janë më shumë se 7500 ha vreshtash të regjistruara dhe 75 kantina vere dhe puna vijon. Ky regjistër bën të mundur që ne të kemi një gjurmueshmëri për çdo produkt autokton dhe e marrim informacionin në kohë reale”, u shpreh Denaj.

Sipas saj, në Kadastrën e Ullirit, është regjistruar 40 % e rrënjëve të ullirit që gjenden në të gjithë Shqipërinë e objektivi është të shkojë në 100% duke evidentuar edhe ullirin e vjetër. Denaj vuri në dukej se në sektorin e bujqësisë ka nisur rrugëtimi i digjitalizimit.

“Në kuadër të gjurmueshmërisë kemi përfshirë tokën dhe ujin, pasi duhet parë në cilat kushte  mund të dinamizohet toka e pashfrytëzuar me objektiva të tjerë të zhvillimit të biznesit. Kemi identifikimin e të gjitha argjinaturave të lumenjve, për të pare se në çfarë presioni na vënë kushtet klimatike dhe sidomos reshjet. Ndërsa kontrolli i Skemës Kombëtare, e cila sigurisht sot ekziston në një format të caktuar, nesër mund të ndryshojë dhe ka nevojë për një gjurmueshmëri të efektivitetit të saj dhe absolutisht nevoja për të regjistruar tokën. Për të integruar gjithë sistemet që ekzistojnë aktualisht në Land Registration”, u shpreh ministrja, sipas njoftimit për shtyp.

Denaj vlerësoi se, inspektimet në mënyrë inteligjente dhe nëpërmjet teknologjisë së informacionit arrijnë një siguri të lartë të konsumatorit lokal dhe ndërkombëtar drejt cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Gjithashtu, vijoi ajo, nëpërmjet teknologjisë së informacionit në praktikat e bujqësisë ne rrisim bujqësinë organike, certifikimin, promovimin e markave vendase dhe menaxhimin e territorit në raport me atë që quhet “waste management”.

“Strategjia e Agroturizmit, që prezantuam së fundi, një strategji e hartuar së bashku me mbështetjen e Ambasadës gjermane dhe asaj zviceriane, me fonde për të orientuar incentivimin e ngritjes të sa më shumë bujtinave në Shqipëri, përmes digjitalizimit do të  ndihmoj në zhvillimin e tyre, por edhe brand-imin në atë që jo vetëm word of mouth, por dhe vetë politika e turizmit në përgjithësi dhe promovimi, të arrijë atë sukses që arritëm këtë vit me turizmin bregdetar”, tha Denaj.

Strategjia e Specializimit Inteligjent (S3- Smart Specialisation Strategy) u konceptua në kuadër të politikës së reformuar të kohezionit të Komisionit Evropian (EU Cohesion Policy) në lidhje me aspektet e zhvillimit të rajoneve të vendeve anëtare të BE. S3 është një qasje e bazuar tek territori (place-based approach) që karakterizohet nga identifikimi i fushave prioritare strategjike me avantazh të lartë konkurrues të një rajoni apo një vendi, ku duhet të ketë ndërhyrje nga ana e qeverisë qendrore e lokale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.