Denaj: Sasia e eksporteve bujqësore, rritje me 10% 3 muajt e parë të vitit

duk

Produktet bujqësore po shtojnë praninë e tyre në mënyrë të qëndrueshme në tregjet e huaja.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se, “eksportet bujqësore vijojnë me trendin rritës dhe për periudhën janar-mars 2025 u rritën me 10% në sasi, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

Sipas saj, performanca pozitive e sektorit bujqësor tregon punën e palodhur të fermerëve që po japin një kontribut të pazëvendësueshëm në zhvillimin e sektorit dhe fuqizimit të markës “Made in Albania”.

“Eksportet bujqësore shqiptare sot gjendet në 80 tregje ndërkombëtare”, tha Denaj.

Ministrja shprehu angazhimin e qeverisë për rritjen e mbështetjes nga fermerëve dhe prodhimit bujqësor vendas.

“Transformimi i sektorit sot është një realitet, ndaj do të vijojmë politikat mbështetëse për të gjithë njerëzit e punës drejt objektivit të qeverisë 1 miliard dollarë eksporte deri në 2030”, deklaroi Denaj.

Buxheti i vitit 2025 adreson për bujqësinë dhe zhvillimin rural rreth 15 miliardë lekë me  prioritetet financimin e fermerëve dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit.

Buxheti përfshin gjithashtu financimin e politikave për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, ekonomisë blu dhe digjitalizimin.

Statistikat tregojnë se gjatë periudhës janar -mars 2025, eksportet bujqësore u rritën në sasi në 95 292 tonë kundrejt 87 051 tonë që ishin në janar- mars 2024.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.