Lajme

Denaj te “Ekonomia dhe Financat”: Prodhimi organik, prioritet për të ardhmen e bujqësisë shqiptare

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ka paraqitur në Komisionin për Ekonominë dhe Financat projektligjin e ri “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre”. Në fjalën e saj, ministrja theksoi rëndësinë e këtij projektligji në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare dhe përmbushjen e objektivave të Bashkimit Evropian për bujqësinë organike.

Sipas ministres Denaj, Bashkimi Evropian synon që deri në vitin 2030, 25% e tokës bujqësore të jetë e certifikuar si organike, ndërsa Shqipëria, si vend kandidat për në BE, është angazhuar për të përshtatur industrinë e prodhimeve organike “Made in Albania” sipas standardeve evropiane. Ky projektligj synon të forcojë mekanizmat ligjorë dhe kontrollues në të gjitha hallkat e prodhimit organik, duke përfshirë planifikimin, prodhimin, paketimin, etiketimin dhe tregtimin e produkteve organike, si brenda vendit ashtu edhe në tregjet ndërkombëtare.

Projektligji i ri vjen si një domosdoshmëri për të përmirësuar ligjin aktual, i cili nuk është ndryshuar që nga viti 2016. Rritja e kërkesës së tregut vendas dhe i eksporteve të produkteve organike drejt tregjeve të BE-së, kërkon ndërhyrje të reja ligjore,” tha Denaj teksa shtoi se Shqipëria aktualisht eksporton rreth dy tonë produkte organike çdo vit, përfshirë bimët aromatike dhe mjekësore, gështenjat, frutat e pyllit dhe vajin e ullirit.

Ministrja nënvizoi se projektligji do të nxisë rritjen e numrit të operatorëve të prodhimit organik, si dhe sipërfaqet e tokës të dedikuara këtij prodhimi. Gjithashtu, do të përmirësohen sistemet e kontrollit dhe sigurisë për produktet organike, për të garantuar që etiketimi i produkteve organike të jetë në përputhje me standardet evropiane.

Në përfundim, Denaj ftoi deputetët që të mbështesin projektligjin, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bujqësisë organike dhe garantimit të një të ardhme më të qëndrueshme për prodhimet “Made in Albania”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

8 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

8 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

8 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

10 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

10 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

11 hours ago

This website uses cookies.