Lajme

Dënimi i Salianjit, Bardhi: Vendim politik i urdhëruar nga Rama, shpallje lufte ndaj PD-së

“Vendim politik i urdhëruar nga zyra e Edi Ramës” e ka konsiderua kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, vendimin e Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat, Ervin Salianji të akuzuar për kallëzim të rremë.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Bardhi tha se vendimi u mor nga gjyqtarë, sipas tij, në konflikt interesi.

I pyetur lidhur me masat që do të marrë PD, Bardhi tha se janë bërë disa propozime që do të diskutohen në mbledhjen e Kryesisë që është thirrur ditën e sotme (26 shtator).

Dua të dënoj me forcë vendimin politik të urdhëruar nga zyra e Edi Ramës kundër deputetit Ervin Salianji. Nuk ka asnjë rast në Shqipëri që dikush për kallëzim të rremë të shkojë në burg. Është rasti i parë që vendoset ky standard. Vendimi i sotëm nuk është kundër Ervin Salianjit, vendimi i sotëm i Gjykatës është kundër çdo qytetari që vendos të përballet me qeverinë e korruptuar të Edi Ramës. Geron Xhafa është një trafikant i dënuar droge, këtë ka thënë Ervin Salianji dhe për këtë po shkon në burg deputeti i opozitës. Sot është kaluar edhe ajo vija e hollë e kuqe që ndante demokracinë e brishtë dhe diktaturën e Edi Ramës. Mendojnë se mund t’i mbyllin gojën opozitës.

Pse vëllai i një trafikanti droge nuk kalon në sitën e pasurisë për ligjin antimafia? Kodin mafioz që Edi Rama vendosi sot përmes këtij vendimi politik gjykate ti japë grupit të PD duke dënuar dhe çuar në burg nënkryetarin e grupit parlamentar të PD është shpallje lufte ndaj grupit tonë parlamentar, ndaj opozitës në tërësi. Sigurisht që kolegët kanë bërë propozimet e tyre ë mbledhje që do shkojnë për miratim në Kryesinë e partisë që mblidhet sot në një mbledhje urgjente. Të dalë nga burgu Saimir Tahiri dhe Vangjush Dako dhe të shkojë në burg një deputet që e ka guximin të bëjë denoncime? Është e papranueshme që gjyqtarë në konflikt të pastër interesi, nuk ka ndodhur kurrë që kur shkon në sallë për të marrë vendimin gjyqtarët thanë se na ka ardhur në protokoll një provë e re nga Geron Xhafa dhe prandaj u shty vendimi. Kjo është drejtësi e fabrikuar. Çdo agresion ndaj opozitës do të marrë përgjigjen nga deputetët e opozitës. Nuk i nënshtrohemi këtij vendimi politik”, tha Bardhi.

Salianji akuzohet për “kallëzim të rremë” për inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Pas përfundimit të seancës, edhe Salianji e konsideroi vendimin e Apelit si politik, ndërsa paralajmëroi se në të ardhmen të tjera denoncime.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shpërndante drogë afër shkollave – Prangoset nga policia pas disa javëve hetime 28 – vjeçari

Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…

1 minute ago

Rritja e popullsisë shqiptare në Mali të Zi – Emigrimi është ulur dhe pozita e shqiptarëve është forcuar vitet e fundit

Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…

3 minutes ago

81-vjetori i vrasjes së Vasil Shantos / Pranë memorialit të heroit u vendosën kurora nga organizatorët

Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…

7 minutes ago

Skema e granteve për të rinjtë / Bashkia Shkodër mbështet projekt-idetë në fushën e turizmit dhe bimëve dekoratike

Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…

10 minutes ago

Hyn në fuqi “Kartoni jeshil”, 50 euro në vit – I vlefshëm për autoveturat me targa shqiptare, vetëm në territorin e Malit të Zi

Ka hyrë sot në fuqi vendimi i Byrosë Shqiptare të Sigurimit për reduktimin e tarifës…

12 minutes ago

“Emocionet e pas ndeshjes” – Lugji, Mani, Lumanaj, analizojnë fitoren e Vllaznisë në Durrës

Fitorja në transfertë e Vllaznisë me Teutën 1 me 3 është analizuar në emisionin “Emocionet…

16 minutes ago

This website uses cookies.