Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, grupi i PD-së vendos ngujimin në seli
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur ngujimin në selinë blu, për të shmangur arrestimin e deputetit Ervin Salianji, pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
Ditën e djeshme (26 shtator), pas dhënies së vendimit, Salianji tha se do të vetëdorëzohej në Polici. Ndërkohë, sot deklaroi se vazhdonte të kishte të njëjtin qëndrim, por theksoi se do të respektojë vendimin e Grupit Parlamentar.