Dënimi me burg i Dodik, reagon DASH: Kundërshtojmë çdo veprim që do të minonte sigurinë e Bosnjës

Dodik

Një ditë pas dënimit me 1 vit burg dhe ndalim ushtrimi detyre për 6 vite të presidentit serbo-boshnjak Millorad Dodik, ka reaguar Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes zëdhënëses Tammy Bruce.

Kjo e fundit ka deklaruar se DASH kundërshton çdo veprim të udhëheqësve lokalë në Bosnjë e Hercegovinë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin e shtetit.

Shtetet e Bashkuara kanë investuar për dekada në një Bosnjë dhe Hercegovinë të qëndrueshme. Ne kundërshtojmë me vendosmëri çdo veprim të udhëheqësve lokalë që do të minonin sigurinë dhe stabilitetin. Ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Dejtonit dhe Bosnjë-Hercegovinës”, shkruan Bruce në rrjetin social X.

Vendimi ndaj Dodik u mor një ditë më parë nga Gjykata e Sarajevës, për shkak se Presidenti i Republikës Sërpska, nuk ka respektuar vendimet e Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare që kujdeset për paqen në vend, Christian Schmidt.

Përpara vendimit, Asambleja Kombëtare e Republika Srpska nisi një seancë urgjente dyditore, duke udhëzuar përfaqësuesit serbë në institucionet shtetërore të bllokojnë vendimmarrjen dhe reformat e ligjit, thelbësore për integrimin e Bosnjës në BE.

Megjithatë, anëtarët e opozitës nga Partia e Progresit Demokratik, PDP dhe Aleanca Kombëtare Serbe, SNS, refuzuan të marrin pjesë, pas së cilës Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur të Dodik, SNSD, i akuzoi ata se ishin në anën e Schmidt.

Dodik dhe ish-drejtori në detyrë i Gazetës Zyrtare të Republika Srpska, Milos Luciç, përballen me akuza për kundërshtimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt, i dërguari ndërkombëtar që mbikëqyr marrëveshjet e paqes që përfunduan luftën e Bosnjës 1992-1995.

Dodik, president i shtetit serb të Bosnjës të Republika Srpska (RS), miratoi dy ligje në vitin 2023 të anuluara më parë nga Schmidt. Legjislacioni refuzoi të njihte vendimet e marra nga përfaqësuesi i lartë dhe gjykata kushtetuese e Bosnjës në shtet.

Sipas marrëveshjes së paqes që i dha fund luftës së Bosnjës 1992-1995, vendi u nda në dy gjysma shumë autonome — një federatë myslimano-kroate dhe Republika Srpska e dominuar nga serbët. Lufta ndërkomunale e vendit, e cila mori pothuajse 100,000 jetë, u dha fund me nënshkrimin e marrëveshjes së paqes të Dejtonit. Dodik ka kritikuar rregullisht institucionet e Bosnjës dhe ka kërcënuar se do të shkëputet nga shteti.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.