Deputeti Ervin Salianji ka dalë në një konferencë për media pak para ekzekutimit të vendimit për arrestimin e tij, ku deklaroi se ende nuk ka vendosur nëse do të paraqitet vetë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, apo do presë për arrestimin e tij.
Salianji u shpreh se vendimi i tij paraqet një model që përmes provave, sikurse u shpreh ai, dëshmoi përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt dhe familjes së tij në narko-shtet.
Salianji ka bërë me dije më tej se, ka firmosur në emër të grupit parlamentar kërkesën e hetimit pasuror ndaj Fatmir Xhafajt.
“Unë nuk shkoj në burg si kallëzues i rremë, por shkoj si politikan i ri, model i ri që ka dëshmuar me prova përfshirjen e ministrit dhe familjes së tij në narko trafik.
Kjo është goditje nën brez për të kënaqur epshet e grupeve kriminale. E di mirë që është e vetmja mënyrë për të thënë se njeriu vlen nëse nuk përkulet, nëse nuk dorëzohet me cdo mjet. Do bëj të njëjtën gjë në këto momente. Përballë do më kenë sot, pas një viti, gjatë këtij viti e kështu për vite me radhë kur këta të rrënohen e rrëzohen”, deklaroi Salianji.
Deputeti shtoi se vendimi për arrestimin e tij është bërë me urdhër të Xhafajt dhe me porosi të Kryeministrit Edi Rama.
Salianji paraqiti me video edhe akuzat e artikuluara prej tij 5 vite më parë ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm asokohe, Fatmir Xhafaj për përfshirje në narko trafik.
“Vendimi për arrestimin tim me urdhër të Fatmir Xhafajt dhe porosi të Edi Ramës. Ju e keni ndjekur 2 javë më parë kur Rama paralajmëroi vendimin.
Pyetja që s’është bërë në publik: pse Rama u detyrua të komentonte një vendim gjyqësor? Në çdo deklarim të tij të mëparshëm, ka thënë që nuk komentoj vendimet e gjykatave? Rama pse u detyrua të shkelë standardin?
Ka vetëm një fakt, ka vetëm një të vërtetë: në 15 maj të 2018 kam dalë nga kjo foltore me dy kolegët, bardhi dhe alibeaj dhe publikova një dok të gjykatave italiane ku vëllai i xhafajt rezultonte i dënuar në Itali me 7 vite e 4 muaj burg.
Si Agron Xhafaj, trafikanti ndërkombëtar, si vëllai i vet dhe kryeministri nuk patën reagim për 3 ditë me radhë, pavarësisht deklaratave të vazhdueshme tonat, për të kërkuar përgjegjësi publike.
Mbrojtën banditët dhe kriminelët që u shërbejnë, narko shtetin. Unë e kisha denoncuar me emër e mbiemër çdo grup kriminal. Kam denoncuar çdo grup famëkeq kriminal në këtë vend, çdo ministër të korruptuar.
Të vënë përballë provave të pakundërshtueshme, Geron apo Agron Xhafaj nga burrë model u vetëdorëzua për të kryer dënimin. U shkel ligji që Fatmir dhe Geron Xhafaj ti shpëtonin hetimit për trafik ndërkombëtar droge”, tha Salianji.
Ndaj këtij të fundit Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë ku deputeti dënohet me 1 vit burg për “kallëzim të rremë”.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.