Dënohen autorët e vrasjes së Rakip Rolit, Gjykata e Lezhës dënon me 47 vite burg dy autorët

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 27 vite burg Llej Likën për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2021 në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, i riu u gjet fajtor për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje. Ndërsa si bashkëpunëtor në këtë krim u dënua me 20 vite burg dhe Klauido Gjegji (Beleshi).

Ky i fundit fillimisht u procedua per moskallëzim krimi, por referuar dosjes të hetuar nga prokurori Françesk Ganaj, organi i akuzës arriti të provojë se vrasja e biznesmenit Rakip Roli është realizuar nga Llej Lika në bashkëpunim me shokun e tij Klaudio Gjegji (Beleshi).

Që prej momentit të arrestimit të tij dy ditë pas ngjarjes, Lika ka deklaruar para hetuesve se ka vepruar i vetëm në vrasjen e biznesmenit në shenjë hakmarrje, pasi ai bashkë me dy djemtë e tij e kishin dhunuar disa ditë para ngjarjes.

Por nga hetimet ka rezultuar se krimi është kryer në bashkëpunim me Klauido Gjegji (Beleshi) dhe trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari i Lezhës Ilir Përdeda dha dënimin maksimal për dy të rinjtë.

Biznesmeni 55-vjeçar Rakip Roli, u ekzekutua me breshëri plumbash automatiku mëngjesin e 10 dhjetorit të vitit 2021.Ai u qëllua teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz audi Q7, sapo kishte dalë nga banesa në fshatin Sanxhak të Kurbinit.7 plumba e prekën në pjesën e trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia arriti të identifikojë dhe prangosë autorët brenda një kohe të shpejtë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.