Dënohet me vdekje gruaja e ish-kreut të ISIS, fajtore për privimin nga liria të grave të minoritetit Yazidi
Një gjykatë irakiane ka dënuar me vdekje bashkëshorten e ish kreut të grupit terrorist të shtetit Islamik Ebu Bekr Al Bagdadi, e cila u akuza për mbajtjen në kushtet e rrëmbimit të grave të minoritit fetar Yazidi. Asma Mohamde, bashkëshortja e Bagdadit u gjykua pasi u depërtua në Irak nga Turqia.
Gjykata penale e Khark në lidhje të Bagdadit ka dënuar me vdekje bashkëshorten e Al-Bagdadit për bashkëpunim me ISIS dhe mbajtjen në shtëpinë e saj të grave Yazidi, bëri me dije këshilli supreme gjyqësor I Irakut në një deklaratë në faqen e tij të internetit.
Gatë avancimit në veri të Irakut në vitin 2014, ekstremistët islamikë morën peng gratë jo myslimanë Yazidi, pasi vranë mijëra burra të atij minoriteti. Gratë më pas u kthen në skllave seksi. Në vitin 2017, forcat e mbështetura nga SHBA mposhtën ISIS në Irak, dhe dy vite më pas në Siri.
Në tetor të 2019-ës, Uashingtoni njoftoi vrasjen e Bagdadit gjatë një operacioni që trupat amerikane ndërmorën në veriperëndim të Sirisë, pesë vite pasi kreu i ISIS shpalli kalifatin që sundonte në pjesë të madha të Sirisë dhe Irakut.
Në muajin shkurt të këtij viti, irak njoftoi se kishte siguruar riatdhesimin e familjes së Bagdadit, dhe se bashkëshortja e tij që ishte ndaluar në Turqi ishte kthyer në Irak së bashku me fëmijët e saj.