Denoncim për vjedhjen e banesës në Velipojë/Arrestohen tre shtetas dhe një kërkim për kundërshtim të forcave të policisë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident rrugor në bulevardin “Skënderbeu”, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë një shtetas britanik 23 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, për shkak të humbjes së kontrollit, ka përplasur një automjet të ndaluar në rrugë.Gjithashtu policia ka arrestuar një 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur. Po ashtu janë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 60 vjec, banues në Shkodër, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit. Si pasojë, ky shtetas është dëmtuar lehtë.Ndërkohë Oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Shkodër tre shtetas, si dhe shpallën në kërkim një 23 vjeçar, të gjithë banues në Shkodër, pasi kanë kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë të cilët kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Punohet për kapjen e 23-vjeçarit. Gjithashtu në Postën e Policisë Velipojë ka kallëzuar një e moshuar se gjatë natës janë vjedhur disa sende me vlerë të vogël, në banesën e djalit të saj, në fshatin Pulaj. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë përnjë 70 vjecar , banues në Himarë, pasi ka bërë kallëzim një grua banuese në Shkodër, se ky shtetas nuk ka tjetërsuar pronësinë e një banese, për blerjen e së cilës ka paguar 71-vjeçarja.