Denoncime në polici për llogari të rreme në rrjetet sociale, policia: Po punohet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 25 vjeç, banues në Laç, pasi në PKK Muriqan, në dalje, gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kufitare i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 19 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

– R. B., 21 vjeç, banues në Shkodër, pasi kanë bërë kallëzim 2 shtetase, se 21-vjeçari i ka kanosur me fjalë, për motive të dobëta, në ambientin e pallatit ku banojnë;

– F . S., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

-Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetase 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në rrjetet sociale “Tik Tok”  dhe “Instagram” janë hapur llogari me emrin e saj, në të cilat janë publikuar foto dhe informacione të rreme. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

-Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetase 20 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në rrjetin social “Instagram” është hapur një llogari me emrin e saj, në të cilën janë publikuar foto dhe informacione të rreme. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

-Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetas 19 vjeç, i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arratiset nga burgu i Lezhës i dënuari, policia: Shpërblim 10 mijë euro kush jep informacion

Arratiset një i burgosur në Shënkoll te Lezhës. Sipas burimeve për RTSH, mësohet se i…

4 minutes ago

Moti- Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me…

7 hours ago

“Do të jetë një sezon epik”

Zak Braun, Drejtori i përgjithshëm i McLrenit, ka deklaruar se sezoni i ri i Formula…

7 hours ago

Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet luhen më 5 dhe 6 shkurt

Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 5 dhe 6…

8 hours ago

Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm, 923 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të ndalet. Ylli portugez, i cili pas dy ditësh do të…

8 hours ago

Sytë nga TikTok, ‘E diela jonë’ mbi 2 milion shikime në 24 orë!

Në kohën kur diskutimi për mbylljen e TikTok vijon të marri debat në Shqipëri, audienca…

8 hours ago

This website uses cookies.