Depozitimi i mbetjeve urbane / Banorët i depozitojnë mbetjet jo në vendet e caktuara

depozitimi i mbetjeve urbane foto
Megjithëse situata sa i takon menaxhimit të mbetjeve si në qytet edhe në Njësi Administrative në Shkodër po shkon drej përmirësimit, në fshatin Hot i Ri vijon të ketë sërish probleme, pasi mbetjet janë prezent në këtë zonë
Megjithëse numri i vizitorëve te huaj që kalojnë në këtë rrugë është i lartë, pasi ky aks rrugor të dërgon në zonat turistike siç është Ura e Mesit dhe kalaja e Drishtit pamja që të ofrohet është shqetësuese. Banorët jashtë kamerave e pranojnë se faj për këtë situatë kanë edhe ata pasi mbeturinat nuk hidhen në kosha, por zgjedhin t’i depozitojnë në rrugë dytësore dhe në kanale, duke ndotur kështu ambjentin për rreth
Ndërkohë, Bashkia Shkodër po vijon marrjen e masave, jo vetëm ndaj subjekteve që konstatohen teksa shkelin ligjin për depozotimin e mbetjeve, por edhe ndaj qytetarëve që hedhin mbetjet në vende të palejuara.