“Depresioni i janarit” – Psikologët japin këshillat e tyre se si të rifitohet motivimi pas ditëve të pushimit
Dhjetori i ngjyrave dhe i pritjes së ëmbël të festave të fundvitit ka përfunduar.
Vendin e tij e ka zënë janari me temperaturat e ulëta që ngjan si një kapitull i ri.
Njerëzit bëhen gati të rinisin punën dhe impenjimet ,por për disa prej tyre, ndarja prej ditëve të pushimit nuk përjetohet mirë.
Por, në cilën mënyrë mund të tejkalohet kjo gjendje aspak komode?
Në çdo rast këshilla e psikologëve është që gjendje të tilla të mos nënvlerësohen dhe të marrin vëmendjen e duhur.