Depresioni sezonal mund të shfaqet edhe në pranverë – Shkaqet dhe si ta përballoni

Depresioni sezonal, i njohur më parë si çrregullimi emocional sezonal, përfshin simptoma që vijnë dhe shkojnë me ndryshimin e stinëve.

Më së shpeshti, simptomat shfaqen në vjeshtë e dimër dhe përmirësohen me afrimin e pranverës.

Megjithatë nuk ndodh gjithmonë kështu, këto ndryshime në humor mund të fillojnë në pranverë dhe të vazhdojnë deri në verë.

Duke qenë se ekspertët e kanë lidhur depresionit sezonal të dimrit me mungesën e dritës së diellit, ju mund të pyesni veten se çfarë e shkakton këtë edhe në pranverë.

Në fund të fundit, ditët po zgjasin, natyra po lulëzon dhe ka më shumë ditë me diell.

Simptomat më të shpeshta

Ndërsa ditët e dimrit largohen dhe pranvera afrohet, mund të vini re:

Një humor të rënduar me ndjenja të vazhdueshme trishtimi dhe dëshpërimi

Më pak ose aspak interes për aktivitetet tuaja të zakonshme

Vështirësi në gjetjen e motivimit për rutinën e përditshme

Ndryshime në energji

Shqetësime me gjumin

Probleme me përqendrimin ose kujtesën

Oreks i shtuar ose humbje peshe

Nervozizëm i pazakontë

Ndjenja zemërimi ose agresion

Mendime rreth vdekjes ose vetëvrasjes

Pavendosmëri

Arsyet se përse ndodh?

Depresioni pranveror është më pak i zakonshëm se depresioni i dimrit dhe ekspertët nuk e dinë saktësisht se çfarë e shkakton atë. Disa teori të mundshme përfshijnë:

Rritja e dritës së ditës dhe ngrohtësisë

Drita dhe nxehtësia ekstreme mund t’ju bëjnë të ndiheni të dobët e të pamotivuar dhe të shkaktojnë më tepët shqetësim dhe nervozizëm.

Intensiteti i dritës së diellit mund të prishë ritmet cirkadiane dhe të prishë ciklin gjumë-zgjim.

Duke e bërë më të vështirë plotësimin e orëve të gjumit që ju nevojiten për shëndet dhe mirëqenie.

Çbalancimi i kimikateve të trurit

Truri juaj prodhon një numër neurotransmetuesish të ndryshëm, ose lajmëtarësh kimikë.

Ato ndihmojnë në rregullimin e humorit, emocioneve dhe proceseve të tjera të rëndësishme trupore.

Ccbalancimi i tyre mund të ndërhyjnë në këto funksione dhe të luajë një rol në zhvillimin e simptomave të shëndetit mendor.

Mendohet që depresioni pranveror mund të ndjekë modelin e kundërt nga depresioni i dimrit.

Rritja e menjëhershme e dritës së diellit bën që trupi juaj të prodhojë më pak melatoninë, kështu që ju përfundoni duke fjetur më pak se sa keni nevojë.

Në të njëjtën kohë, nivelet e serotoninës në trup rriten si rezultat i natyrshëm i zgjatjes së ditës dhe motit me diell.

Nivelet e larta të serotoninës mund të shkaktojnë gjithashtu shqetësime në shëndetin mendor, duke përfshirë çrregullimin e ankthit social, të shkaktojë shqetësim dhe nervozizëm.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

17 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

17 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

17 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

18 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

18 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

18 hours ago

This website uses cookies.