Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti është pritur në një takim të veçantë nga Jennifer Ceriale, Drejtore e Politikave Evropiane dhe Çështjeve Globale, në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Sipas një postimi në faqen e saj të rrjetit social Facebook, Gjylameti bën të ditur se zyrtarja e lartë e SHBA, ka vlerësuar kontributin dhe rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare gjatë tre viteve të fundit, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe, tashmë, si anëtarë e Këshillit të Drejtave të Njeriut.
“Kënaqësi e veçantë të dëgjoja vlerësimet maksimale nga pala amerikane për kontributin dhe rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare gjatë tre viteve të fundit, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe tashmë si anëtarë e Këshillit të Drejtave të Njeriut. Gjithashtu, diskutuam mbi agjendën dhe dinamikat aktuale të Këshillit të Evropës, ku u ra dakord që kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në këtë Organizatë duhet të sigurojë një mbështetje sa më të madhe nga vendet anëtare, pasi ky anëtarësim do të sjellë jo vetëm konsolidim të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut ne Kosovë, por do të jetë një vlerë e shtuar për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, informon Gjylameti.
Nga ana e saj, në këtë takim, deputetja e PS-së nënvizoi domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës sa më parë në Këshillin e Evropës.
“Anëtarësimi i Kosovës sa më parë që të jetë i mundur, sidomos duke pasur parasysh se 2024 shënon 75 e Këshillit të Evropës, mbeten ndër çështjet parësore e shqyrtuar edhe gjatë Sesionit të Parë të Asamblesë dhe për të cilën u ra dakord të bashkëpunojmë në vijimësi edhe me palën amerikane. Falënderova Ceriale për vlerësimin e vendit tonë dhe e sigurova atë se Shqipëria do të vazhdojë të jetë aktive në kontributin e saj në arenën ndërkombëtare”, shkruan Gjylameti.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.