Deputetët e opozitës bllokojnë nisjen e seancës, Berisha : Është fillimi i rezistencës

berisha parlament

berisha parlament

Deputetët e opozitës fillojnë sot qëndresën e tyre permanente sepse ky parlament, sipas Berishës është shndërruar në një institucion personal të Edi Ramës.

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur në një lidhje “LIVE” në faqen e tij në facebook,  deklaroi se sot fillon qëndresa e deputetëve të opozitës në sallën e Parlamentit.

Shqiptarët duhet ta dinë që nisim sot qëndresën në këtë sallë,  deri në triumfin e Kushtetutës, votës së lirë dhe shteti të së drejtës “, u shpreh Berisha.

Në fjalën e tij Berisha ka nënvizuar se opozita parlamentare do të protestojë sepse Kryeministri Rama, e ka asgjësuar parlamentarizmin në vend duke mos lejuar ministrat të shkojnë në komisionet parlamentare, por dhe ka frenuar ngritjen e  5 komisioneve hetimore tw kërkuara nga opozita.

Në emër tuaj, në emër të qytetarëve opozitarë, u shpreh Berisha, deputetët e opozitës në mënyrë të vazhdueshme kërkojnë në komisione paraqitjen e ministrave dhe ata me urdhër të Edi Ramës, refuzojnë të paraqiten duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Unë ju rikujtoj ju se ne deputetët, që përfaqësojmë qytetarët shqiptarë që kanë votuar kundër kësaj qeverie, kemi dorëzuar në parlament gjatë këtyre dy viteve, në përputhje me mandatet tona, 31 ligje dhe rezoluta, të cilat Edi Rama me Lindën e tij, i mban në sirtar dhe nuk lejon që ato të vijnë të shqyrtohen, të diskutohen në parlament”, tha Berisha

Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, janë kthyer gjer sot 5 nisma, 5 kërkesa për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare.

Në këtë kontest, Berisha ka thënë se me urdhër të Ramës u refuzua kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar për McGonigal, një nga veprimtaritë më të shëmtuara, më kriminale, në të cilën Edi Rama, Dorian Duçka, Charles McGonigal dhe Agron Neza kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.  Ata kanë instaluar në Shqipëri sistemin e gjobëvënie ndaj biznesmenëve të vendit, ndërkohë që McGonigal ishte në detyrë, shef i kundërzbulimit të FBI në SHBA.

Së treti, pas komisionit hetimor parlamentar të djegësave, në të cilën Edi Rama, ministrat e tij dhe një pjesë e madhe e nomenklaturës së krimit, dilte e implikuar, deputetëve të opozitës i është hequr e drejta e krijimit të komisioneve parlamentare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.